Varrimi i këngëtarit kurd, Mir Perver i cili u vra në fund të dhjetorit në Paris u mbajt sot në vendlindjen e tij, në Turqinë lindore në një atmosferë të tensionuar, siç raporton një korrespondent i AFP.
Artisti dhe refugjati politik u varros në prani të të afërmve të tij në provincën e Musit.
Rrugët që të çojnë në fshatin ku ai u varros u bllokuan nga policia, e cila pengoi disa grupe njerëzish – përfshirë deputetë nga partia pro-kurde HDP dhe njerëz që pretendonin se ishin të afërm të tij – të merrnin pjesë në funeralin.
Videot e postuara në faqet e rrjeteve sociale dhe të shfaqura nga mediat në gjuhën kurde tregojnë se një prej këtyre grupeve është bllokuar nga policia.
U përdor edhe presioni i ujit ndërsa disa burra, të pakënaqur që nuk mund të merrnin pjesë në varrim u përgjigjën duke hedhur gurë.
Disa automjete në autokolonën pas arkivolit u bllokuan pranë vendit të varrimit, sipas Yeni Yasam, një media e afërt me lëvizjen kurde. Të njëjtin informacion ka përcjellë edhe deputetja e partisë prokurde DBP Saliha Aydeniz.
Tre kurdët u vranë më 23 dhjetor jashtë një qendre kulturore të komunitetit të tyre në Paris. Sulmuesi, një francez 69-vjeçar i njohur për autoritetet për akte të tjera të dhunshme, tha se i vrau sepse “i urren patologjikisht të huajt”.
At the funeral of Mir Perwer, who lost his life in the Paris attack, terrorist Turkish soldiers are attacking with live bullets, gas and water cannon.#ParisMassacreOfKurds #mirperwer #EvinGoyi #AbdurrahmanKızıl@EmmanuelMacron @JoeBiden @RishiSunak pic.twitter.com/BTi9hYTKM0
— Resenatî (@resenati) January 5, 2023
Paris’teki silahlı saldırıda yaşamını yitiren #mirperwer Mîr Perwer’in cenazesinde olaylar çıktı. Polis, havaya ateş açtı. #amidahaber #Mus pic.twitter.com/NNWLmTIlBh
— Amida Haber (@AmidaHaber) January 5, 2023