-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rruga e Arbrit po gllabëron fonde dhe jetë, eksperti te “5pyetjet.al”: Duhej audit para hapjes

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Tre të vdekur dhe katër të plagosur ishte bilanci i aksidentit mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Arbrit në aksin Fushë Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”.

Dy makina tip “Benz” u përplasën duke shkaktuar tragjedinë. Po kush e kishte fajin? Për të mësuar zyrtarisht këtë duhet të pritet fjala e ekspertëve, por banorët e zonës dhe drejtuesit e mjeteve kanë ankesa të shumta për firmën “Gjoka” për mungesën e ndriçimit dhe sinjalistikës.

Sipas tyre rruga ku ka ndodhur aksidenti është problematike pasi nuk ka asnjë kufizim të shpejtësisë, nuk ka as mbikalim dhe as nënkalim, ka mungesë sinjalistike dhe ndriçimi, kjo edhe për faktin se është një segment që është në ndërtim.

Por a duhet të ishte hapur një aks i tillë ende i papërfunduar, që përveç se është kthyer në një gropë thithëse për miliona euro, tashmë po merr edhe jetë njerëzish? “5pyetjet.al” kontaktoi zotin Islam Qibini, ekspert i sigurisë rrugore lidhur me këtë çështje.

“E para i përket provave i ka grupi hetimor. Njëri nga ata (shoferët) doli nga rruga dytësore në kryesore, që duhet të kishte kontrolluar dy krahët e rrugës, gjë që ky drejtuesi që ka vdekur nuk e ka bërë. Bën vaki të ketë qenë edhe me përdorim të pijes alkoolike ndoshta.

Dhe e dyta, ky që ka qenë në rrugë kryesore, sipas shkallës së madhësisë së dëmit patjetër ka qenë mbi normat e lejuara. Shkak më tepër është ky që ka prerë rrugën, se si pasojë ka ardhur edhe si pasojë e këtij tjetrit që e mori përpara.

Ajo është rrugë e papërfunduar. Unë kam kaluar njëherë atje, herë pas here ka tabela shpejtësie. Drejtuesi i mjetit duhet të qarkullojë në bazë të hapësirës që shikon. Nuk është autoriteti rrugor aty, është firma (konkretisht firma Gjoka) që duhet t’i vendosë nga tabelat, etj.

Duhet të ketë tabela të kufizimit të shpejtësisë që të mos kalohet 80 km/h. Në kthesa apo anomali duhet të plotësohet me sinjalistikë vertikale. Përpara se të hapet duhet bërë një auditim, duhet patjetër në bazë të kushteve teknike, të konfiguracionit, kthesë, dishesë, duhet të shoqërohet me sinjalistikë vertikale për kufizimin e shpejtësisë” tha ai për “5pyetjet.al”.

Tre viktima! Arrestohet shoferi që e bëri “Benz”-in copë copë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit