-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kievi: Shpallja e Putinit për një armëpushim 36 orësh është hipokrite

Kryesoret

Një zyrtar i lartë ukrainas e ka hedhur poshtë propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin për një armëpushim 36-orësh si hipokrit dhe tha se një ” armëpushim i përkohshëm” do të ishte i mundur vetëm kur Rusia të heqë dorë nga territori që ka pushtuar në Ukrainë.

Federata Ruse duhet të largohet nga territoret e pushtuara – vetëm atëherë do të ketë një “armëpushim të përkohshëm”. Mbajeni hipokrizinë për vete ”, shkroi në Twitter këshilltari presidencial, Michael Podoliak.

Putin njoftoi një armëpushim në Ukrainë nga ora 12 e mesditës së 6 janarit deri në mesnatën e 7 janarit.

Rusia feston Krishtlindjet më 7 janar sipas kalendarit të vjetër.

Moska gjithashtu i bëri thirrje palës ukrainase të shpallte një armëpushim në mënyrë që qytetarët të mund të marrin pjesë në shërbimet në prag të Krishtlindjeve dhe në ditën e festës.

Shumë të krishterë ortodoksë në Rusi dhe Ukrainë ndjekin kalendarin e vjetër dhe festojnë Krishtlindjet në 6-7 janar.

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill më herët i bëri thirrje Moskës dhe Kievit që të vazhdojnë me një armëpushim në Ukrainë me rastin e Krishtlindjeve.

Sipas tij, i cili është i afërt me presidentin Vladimir Putin, armëpushimi duhet të shërbejë në mënyrë që “ortodoksit të mund të marrin pjesë në shërbimet e natës së Krishtlindjes dhe të Krishtlindjes” në Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit