Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të enjten në Oslo gjatë fjalimit të tij në konferencën vjetore të Konfederatës Norvegjeze të Biznesit u shpreh në lidhje me situatën e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Furnizimi me armë, në fakt, është rruga drejt paqes… Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme nëse shtypja dhe tirania mbizotërojnë mbi lirinë dhe demokracinë ,” tha Stoltenberg.
Kreu i NATO-s nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës dhe u bëri thirrje anëtarëve të Aleancës që të investojnë më shumë në mbrojtje, të heqin qafe varësinë nga regjimet totalitare dhe të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë.