-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ceferin në krye të UEFA-s edhe për 4 vjet, kandidati i vetëm për postin

Kryesoret

Aleksander Ceferin do të zgjidhet sërish president i UEFA-s si i vetmi kandidat që do të kandidojë pas afatit të 5 janarit.

Rizgjedhja zyrtare do të bëhet më 5 prill në Lisbonë gjatë kongresit të UEFA-s.

Slloveni ka udhëhequr organin më të lartë të futbollit evropian që nga viti 2016, duke zënë vendin që Michel Platini u detyrua ta linte.

Në rizgjedhjen e tij të dytë, Ceferin nuk ka gjetur rival. Larg betejës së tij me Superligën, federatat kombëtare duket se janë dakord me ecurinë e tij në krye të UEFA-s.

Në kongresin e lartpërmendur në Lisbonë do të vendosen edhe qëndrime të ndryshme për Këshillin e FIFA-s.

Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave për vendet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s (tetë anëtarë do të zgjidhen për një mandat katër vjeçar dhe një anëtar për një mandat dy vjeçar në Kongresin e UEFA-s në Lisbonë) është e diela, 5 shkurt e vitit 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit