Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës pasi kishin përshtatur lokalin për tregtim të kokainës dhe kanabisit. Ata janë identifikuar si Fabjo Shullazi, 24 vjeç dhe Albano Baruni, 25 vjec.
24-vjecari kishte marrë lokalin me qira ndërsa 35-vjecari shërbente si kamarier. Në hetim është një 23-vjeçar, klient i lokalit, pasi u kap duke konsumuar lëndë narkotike.
‘Krujë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Përshtatja”. Kishte përshtatur për përdorim dhe tregtim të kokainës dhe të kanabisit, lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari. Në pranga edhe një 35-vjeçar, kamarier i lokalit të përshtatur për këtë veprimtari kriminale. Në hetim një 23-vjeçar, klient i lokalit, pasi u kap duke konsumuar lëndë narkotike.
Sekuestrohen 4 qese farmaceutike me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një pjatë porcelani, me mbetje të lëndës narkotike kokainë. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në inteligjencën informative, për përshtatjen e një lokali për përdorim droge, të mbështetura nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të këtij Komisariati, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përshtatja”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. Sh., 24 vjeç, pasi kishte marrë një lokal me qira dhe e kishte përshtatur atë, për përdorim të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis; A. B., 35 vjeç, kamarier i këtij lokali. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. S., 23 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike.’, njofton Policia e Shtetit.