-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekskluzive/ Benet Beci: E pres me shumë qejf të kandidoj për bashkinë e Shkodrës

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Benet Beci, ish-drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, aktualisht deputet i PS-së, pritet që të jetë kandidati socialist përballë Bardh Spahisë në zgjedhjet lokale për bashkinë në 14 Maj në Shkodër.

Vlerësimet dhe konsideratat kanë qenë të shumta nga socialistët që po e përgatisin për bashkinë. Ish-kreu i KESH, ka pasur marrëdhënie edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta, dikur bashkëpunëtor në qeverinë e tyre në poste drejtuese.

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri tha pak ditë më parë se Beci është një figurë mjaft e përshtatshme që do i bënte nder Shkodrës nëse do të kandidonte.

Por vetë ai çfarë mendon?

“5pyetjet.al” zhvilloi një bisedë me zotin Beci rreth zhvillimeve të fundit në këtë qark, pasi Agron Çela kaloi nga Partia e Lirisë te PS-së por edhe kandidaturën e mundshme.

Deputeti socialist u shpreh se nëse do ta propozojnë do të pranojë me shumë qejf për të garuar.

Unë jam i nderuar, që të jem kandidat për kryetar i bashkisë së Shkodrës. Do të ishte nder i madh nëse do të më propozojnë” tha ai.

Por a beson se do ta thyejë “kështjellën” e PD-së?

Kur të jem kandidat zyrtar do të jap edhe mendimin tim për këtë gjë, por pa diskutim që është një gjë që do të dilja me shumë qejf” deklaroi ai “5pyetjet.al”.

Me kalimin e deputetit të “PL”-së Agron Çela në radhët e socialistëve gara në 14 Maj në Shkodër pritet që të bëhet akoma më e fortë për bashkinë.

Ekskluzive/ Flet Agron Çela: E mbylla me Metën! Oferta nga PS dhe “xholi” për Shkodrën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit