Një shqiptar mbrëmjen e djeshme u vra në Itali pas një konflikti me fqinjin e tij në Arezzo. Sipas mediave italiane, viktima është 57 vjeç me origjinë nga Shqipëria, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Ai u qëllua me pushkë nga fqinji i tij 53-vjeçar.
Shqiptari dëmtoi me ekskavator 4 makina të parkuara të fqinjit të tij e më pas goditi disa herë me kovën e ekskavatorit muret dhe çatinë e shtëpisë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme komshiut të tij.
Fqinji mori pushkën dhe qëlloi disa herë në drejtim të 57-vjeçarit shqiptar duke e lënë të vdekur. Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia italiane. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes palëve, që detyruan shqiptarin në gjaknxehtësi e sipër t’i shkatërronte banesën.









