-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabitja e të moshuarës në Maliq, policia sekuestron litarin dhe kamerat e sigurisë!

Kryesoret

Hetuesit po mbledhin prova për të grabitjen që ndodhi mbrëmjen e 29 Dhjetorit në Maliq në banesën e të moshuarës Luljeta Hoxha. Policia ka administruar si provë litarin me të cilin ishte lidhur e moshuara në momentin e grabitjes.

Ndërkohë që janë sekuestruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë së banesës ngjitur, e cila është në pronësi të kunatit të 67-vjeçares, për të bërë të mundur zbulimin e lëvizjeve që kanë ndjekur autorët.

Ndërkohë janë marrë në pyetje disa persona, mes të cilëve fqinj dhe të afërm të së moshuarës. Mes të shoqëruarve janë edhe 4 të rinj në zonë që i përshtaten përshkrimit për autorin e grabitjes.

Policia po heton edhe persona me të cilët e moshuara ka pasur kontakte të vazhdueshme, të cilët mund të kenë pasur dijeni edhe për shumën e parave që ajo mbante në kasafortë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit