-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja e 2 serbëve në Kosovë, nëna e 11-vjeçarit në shok: Çfarë faji kanë fëmijët

Kryesoret

Pas plagosjes së 2 serbëve në Kosovë ka ardhur reagimi i parë i familjarëve të të plagosurve.

Njëri nga të plagosurit është Stefan Stojaonovic i cili është vetëm 11-vjeç.

Nëna e 11-vjeçarit mes lotëve u shpreh se ishte në shok deri në momentin që mjekët i treguan se si ishte gjendja e fëmijës së saj.

“Nuk i di detajet, jam në shok. E di vetëm se mbi fëmijët tanë është qëlluar me armë zjarri” u shpreh ajo.

Zorica tregon se ajo e ka marrë vesh nga njerëzit atë që ndodhi.

“Çfarë faji kanë fëmijët”, thotë mes lotësh ajo.

Pas plagosjes, Stefan Stojaonovic dhe Millosh Stojkovicit morën ndihmë mjekësore në spitalin më të afërt e më pas janë dërguar në repartin e kirurgjisë në Graçanicë.

“Djali i vogël është qëlluar në pjesën e sipërme të krahut, shpresojmë që lëndimi të mos jetë i rëndë, prandaj po i dërgojmë në Graçanicë, sepse plumbi ka mbetur në dorë, djali tjetër është goditur në krah, po ashtu ka pasur ka mbetur një plumb, po i dërgojmë në Kirurgji Fëmijët janë nën stres, të shohim çfarë do të ndodhë”, tha mjeku në ambulancën ku po trajtoheshin fëmijët.

Dy djem serbë, kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11-vjeç dhe Millosh Stojanoviç 21-vjeç, u plagosën sot në Gotovushë afër Shtërpcës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit