Kryeministri, Edi Rama ka publikuar foto nga tregu i ri i Farkës në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama shkruan se pas përfundimit të punimeve, ky treg i shtohej zinxhirit të tregjeve të Korçës, Bulqizës, Vaut të Dejës dhe Belshit.
Mes të tjerash, kreu i ekzekutivit shkruan se nëpërmjet këtij tregu do të shkurtoheshin kostot kohore dhe financiare për fermerët dhe konsumatorët.
“Mirëmëngjes! Dhe me tregun e ri publik të Farkës që i shtohet zinxhirit të tregjeve Korçë, Bulqizë, Vau i Dejës, Belsh, si hapësira të nevojshme për fermerët dhe konsumatorët, të cilët do të mund të shesin e blejnë produkte të ndryshme duke shkurtuar kosto kohore e sidomos financiare, ju uroj një ditë të bukur”- shkruan Rama.