Gjykata e Apelit ka refuzuar lirimin nga burgu të Bledar Lilos, i akuzuar nga SPAK për “pastrim parash”, në kuadër të grupit kriminal, dosje ku organi i akuzës ka futur edhe biznesmenin Rezart Taçi. Ish-truproja kërkoi masë më të butë sigurie duke pretenduar se nuk ka lidhje me akuzat, pasi ishte vetëm shofer.
Bledar Lilo dhe kunati Artur Balla u morën të pandehur pas mbylljes së hetimeve nga SPAK, dhe do vijojnë të hetohen në masën e sigurisë arrest me burg. Rezart Taçi vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza, pasi edhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg në mungesë.
SPAK mbylli hetimet dhe çoi në tetor në gjyq dosjen në ngarkim të biznesmenit Rezart Taçi. SPAK deklaron se Rezart Taçi, së bashku me Artur Ballën dhe Bledar Lilon, në bashkëpunim me italianët Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli dhe disa persona të tjerë, kanë organizuar një skemë komplekse financiare të kundraligjshme, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme 18 mln euro.
E kërkon SPAK-u, kush është Rezart Taçi? Dritëhijet e mikut të pushtetarëve të lartë