Një 40-vjeçar është arrestuar në Kukës, pasi ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me armë zjarri, bashkëshorten dhe fëmijët në fshatin Pistë. Pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve, 40-vjeçari mori armë dhe i kërcënoi.
40-vjeçari është me precedent kriminal për dhunë në familje, armëmbajtje dhe vjedhje. Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, një karikator me fishekë, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.