Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale.
Sipas burimeve zyrtare nga policia një 46-vjeçar u arrestua për dhunë në familje, ndërsa një 20-vjeçar në Krujë u arrestua për trafik të lëndëve narkotike.
Gjithashtu u arrestua dhe një person tjetër, pasi u duke drejtuar mjetin ka përplasur një 31-vjeçar.
Njoftimi i Plotë:
Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasi në kërkim A. R., 46 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 40 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve për këtë rast, rezultoi se 20-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata për veprimtari kriminale në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan ne flagrancë shtetasin A. S., 41 vjeç, banues në Maminas, Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. H., 31 vjeç, banues në Maminas.