Rozeta dhe Havier Dobi kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe sende që kapin vlerën e 120 mijë eurove në një shtëpi në Tiranë.
Mësohet se 49 vjeçarja punonte si pastruese në shtëpinë dhe në bashkëpunim me të birin kanë kryer vjedhjen.
Vjedhja është bërë me çelësin që e ka pasur pastruesja dhe më pas kanë bërë rrëmujë për të improvizuar një skenë të autorëve të rastësishëm.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur me 15 dhjetor në banesën ku jeton një grua me vajzën e saj.
‘Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.’, njoftoi Policia e Tiranës.