-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja e serbëve në Shtërpcë të Kosovës/ Reagon BE: Autoritet të hetojnë menjëherë mbi krimin e neveritshëm!

Kryesoret

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar pas plagosjes së dy shtetasve serbë në Shtërpcë të Kosovës.

Stano ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të bëjnë një hetim të plotë lidhur me krimin dhe që vendoset drejtësi.

Sakaq i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve të cilët ishin një burrë dhe një fëmijë.

“BE me vendosmëri dënon plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të vendoset. I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano.

Kujtojmë se dy të rinjtë 11 dhe 21-vjeç janë qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit