Një efektiv policie është lënduar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Dibrës. Tonin Tosku është polici i lënduar.
Për shkak të një defekti të një kamioni ishte bllokuar trafiku. Efektivi u afrua për të komunikuar me shoferin e kamionit se çfarë po ndodhte.
Por në atë moment ka shpërthyer goma duke i dëmtuar rëndë këmbët. Punonjësi i policisë është dërguar në spital.
Prej andej, efektivi është dërguar me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Dje në Lezhë vdiq punëtori i një servisi për shkak të shpërthimit të gomës së kamionit.