Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se sot, në orën 10:30, do të zhvillojë takimin “Foltorja” me demokratët në Dibër.
Takimi do të mbahet në Qendrën Kulturore të Fëmijëve dhe, sipas Berishës, është i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e tij.
“Ju ftoj të ndiqni këtë takim, sipas dëshirës”, shkruan kryetari i PD-së, duke theksuar rëndësinë e komunikimit me mbështetësit në këtë periudhë.









