Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenskiy, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për paketën e re të ndihmës ushtarake për vendin e tij, duke thënë kjo ta forcojnë ushtrinë ukrainase në fushëbetejë.
“Një dhuratë e mrekullueshme për Krishtlindje për Ukrainën”, shkroi ai në Twitter.
“Për herë të parë, ne do të marrim automjete të blinduara Bradleys, kjo është pikërisht ajo që nevojitet”, tha ai.
Më 5 janar, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftuan se shtetet e tyre do të dërgojnë makina të blinduara, për t’i ndihmuar Ukrainën që të zmbrapsë sulmet ruse.
SHBA do të furnizojnë Ukrainën me makina të blinduara Bradleys. Këto lloje makinash janë të pajisura topa prej 25 milimetrash, mitraloz prej 7.62 milimetrash dhe raketa kundërtank.
Gjermania tha se do të dërgojë në Ukrainë makina të blinduara të llojit Marders.
Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha të premten se rreth 40 Marders do të dërgohen apo makina të mjaftueshme për të pajisur një batalion.