-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzohet për mashtrim, arrestohet i riu shqiptar në SHBA/ Emri

Kryesoret

Autoritet në SHBA kanë deklaruar se një shtetas shqiptar i cili është akuzuar për një mashtrim me vlera të mëdha financiare se rrezikon të arratiset dhe kanë kërkuar dorëzimin e pasaportës së tij shqiptare.

24-vjeçari Marian Kola u arrestua të enjten pasi një hetim zbuloi se ai drejtonte një kompani kondicionerësh false, përmes së cilës kishte arritur të përfitonte më shumë se 14 mijë dollarë duke mashtruar personat e moshuar.

Ata akuzuan Kolën, për vjedhje të shifrave midis 10,000 dhe 20,000 dollarë,  vjedhje prej 10,000 deri në 50,000 dollarë nga një viktimë mbi moshën 65 vjeç, kontraktimi pa licencë dhe përdorimi mashtrues i një mjeti identifikimi.

Detektivët thanë se Kola operonte biznesin e tij, Kola Cooling, pa licencë. Kola kishte kryer biznes për më shumë se një vit duke përdorur një numër licence biznesi që i përkiste një inspektori lokal të zjarrfikësve. Ai kishte shfaqur numrin e licencës së biznesit të atij personi në kartëvizitat dhe automjetin e tij të shërbimit, sipas autoriteteve.

Në qershor 2021, Departamenti i Rregullimit të Biznesit dhe Profesionistit në Florida e sanksionoi Kolën për të qenë i palicensuar, ndërsa muajin pasardhës ai po instalonte një sistem klimatizimi në shtëpi, pa leje, për viktimën 77-vjeçare, sipas raportit të tij të arrestimit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit