Ka ndërruar jetë në spitalin e QSUT Enver Sheshi, i cili ishte i arrestuar për aferën e inceneratorëve.
59-vjeçari vdiq në spital pas një arresti kardiak.
Ditën e djeshme në orën 16:15 ai ka dalë nga burgu 313 me urgjencë për në QSUT pas një arresti kardiak.
Ku më pas ai ka ndërruar jetë në urgjencën se spitalit QSUT.
Sipas informacioneve të fundit po bëhet ekspertiza.
Sot është njoftuar edhe ceremonia e varrimit për të në lagjen ku banon.
Grupi hetimor po heton mbi shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij.