-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kejvina Kthella rrëfen “makthet” që ka kaluar nga ish i dashuri: Vetëm më godiste

Kryesoret

Ish-velina Kejvina Kthella gjatë periudhës që jetonte në Itali ka bashkëjetuar me person, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar.

Gjatë një bashkëbisedimi me banoren e BBV, Efin ajo rrëfeu dhunën që ka përjetuar nga ish i dashuri i saj.

Sipas Kejvinës shkak për dhunën e ushtruar u bë një foto që ajo publikoi në rrjetin social Facebook.

Pasi ka parë foton ish partneri e saj nisi ta godiste me grushte.

“Zot më ndihmo, më mirë të vdes”, ishin fjalët që ajo mendonte në atë moment.

Ajo shpëtoi nga duart e tij pasi fqinjët njoftuan karabinierët.

Kthella tha se refuzoi që ta denonconte për shkak se ai e kërcënoi me vëllain e saj, por kur u kthye në shtëpi i tregoi situatën të atit dhe më pas është marrë ai me të.

Ish-velina u shpreh se ishte ndarë 3 herë më bashkëjetuesin e saj, por ishte kthyer për hatër të disa kushërinjve.

“Kisha hedhur një foto në Facebook publike, po foto normale por nuk i dija ato gjërat ku ndryshohej. ‘Pse hodhe foton publike’, zemra jo të rrahur, ishte dy metra, unë dhe ai sipër kokës sime me muskuj dhe më godiste me grusht (bën shenjën si e godiste). Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja dhe qaja dhe mu merrte fryma. Ai momenti “Zot më ndihmo, më mirë të vdes”, atëherë ndalonte. Ka ardhur policia, sepse e kishin lajmëruar komshinjtë.

Na ndanë në dhoma të ndryshme sepse ne jetonim bashkë. Policet femra më ndanë mua në dhomën tjetër, meshkujt në anën tjetër. Më thoshin mua denoncoje tani këtu, po vinte ambulance se isha e gjakosur, por unë për turp jo. Ky me të madhe ma bënte mua shqip “mos harro se unë do të dal, ke vëllain, e kupton çfarë më bënte mua. Të ma thotë dikush sot, vetëm të guxojë njeri të ma thotë atë gjë sot. I them policit ‘s’do e denoncoj, asgjë, dua vetëm që të rrini këtu sa të marr rrobat e të iki”. Shkoj marr rrobat, policia me mua, në Itali, karabinierët. Qante ajo goca, aq shumë i dhimbsesha.

Ika në shtëpi dhe aty i kam treguar babit. Është marrë babi me të, e dija e kisha shumë frikë babain sepse jam fëmija i tij i preferuar, më ka llastuar shumë. Më ka sot të preferuarën. Mbas 2 javësh kisha dalë në Milano me një shoqe dhe dy shokë (njëra aktore dhe tjetri personazh i njohur shqiptar) dhe vjen ky idioti. Unë isha ndarë, isha betuar që nuk kthehesha më me të. Jam ndarë 3 herë me të, njëherë u ktheva për kushërinjtë, njëherë tjetër për një njeri timin që ma patën vrarë, për shpirt të kushëririt tim që nuk është më, e kupton çfarë më kanë bërë”, rrëfeu Kejvina Kthella.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit