Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga prokuroria publike e Dyseldorfit dhe departamentet e policisë së Recklinghausen dhe Münster thuhet se 32-vjeçari dyshohet se kishte përgatitur një sulm me motive islamike.
Ai dyshohet se po përpiqej të merrte kimikate si cianid dhe ricin për t’i përdorur në sulmin terrorist.
Mbrëmjen e së shtunës u krye një kontroll në rezidencën e 32-vjeçarit iranian në Castrop-Rouxel.
Sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve(dpa) forcat e policisë rrethuan zonën, ndërsa burra me kostume mbrojtëse kontrolluan akomodimin.
32-vjeçari iranian është arrestuar dhe do të dalë në hetues në ditët në vijim, ndërsa policia ka vijuar me një arrestim tjetër.
Sipas gazetës Bild, autoritetet gjermane janë alarmuar pak ditë më parë nga një agjenci e huaj e inteligjencës për rrezikun e një sulmi kimik.