-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi t’i shkatërronte shtëpinë, italiani vret 59-vjeçarin shqiptar në Itali

Kryesoret

Një ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Itali, ku një shqiptar u vra nga fqinji i tij si pasojë e mërive të vjetra mes palëve.

Mediat fqinje raportojnë se para krimit mes 59-vjeçarit shqiptar, Gëzim Dodoli dhe Sandro Mugnai kishte pasur konflikte të vazhdueshme ku më pas përfundoi në veprime.

Shqiptari mori ekskavatorin e tij dhe u përpoq të shkatërronte shtëpinë e fqinjit.

Ky i fundit, mori armën e gjahut dhe e qëlloi 59-vjeçarin për vdekje.

Sipas “La Nazione” rreth orës 20:30 të 5 janarit në shtëpinë e Sandro Mugnai po darkohej. Në tavolinë ndodheshin 2 vajzat e 53-vjeçarit dhe persona të tjerë.

Në një moment dëgjojnë zhurmë. Shtëpia po tronditej nga goditjet e mjetit të rëndë.

Në tentativë për t’i shembur shtëpinë, rrugës shqiptari dëmtoi edhe 4 automjete. Më pas goditi dritaret e katit të parë, ashtu sikurse çatinë.

Në këtë moment Mugnai u ngrit, mori armën e gjahut dhe qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit. Të paktën 3 plumba shkatërruan xhamin e ekskavatorit dhe goditën edhe 59-vjeçarin shqiptar.

Kur karabinierët dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, 59-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Mugnai u dërgua në policinë e Arezzo-s, ndërsa autoritetet fikën mjetin dhe ndihmuan familjen që të dilte nga shtëpia tejet e dëmtuar.

Më vonë, banesa u shpall e pabanueshme.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane është mësuar deri më tani se marrëveshjet kishin lindur për shkaqe banale, si volumi i muzikës apo era e keqe nga tubacionet.

Mugnai është në burg dhe të hënën ai do të dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Avokatët e tij mbrojtës njoftoi se do t’i mëshojnë faktit se krimin 53-vjeçari e kreu në vetëmbrojtje.

Sipas tyre, goditjet e çatisë e bënë banesën të pabanueshme, ndërsa ajo mund të ishte rrëzuar dhe të vriste personat që ndodheshin në të.

Gëzim Dodoli ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë. Ai kishte shkuar në Itali së bashku me familjen mbi 30 vjet më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit