Dy të rinj kanë rënë në pranga për vjedhjen e një dyqani ushqimor në lagjen nr. 15 në Durrës, vjedhje që kryen vetëm dy ditë më parë.
Në pranga kanë rënë 34-vjeçari, Orges Mona dhe 35-vjeçari, Erlind Shehaj.
Të dy autorët e krimit kanë kërcënuar me kallashnikov pronaren e dyqanit dhe i kanë marrë 15 mijë lekë.
Policia ka sekuestruar 3 telefona, automjetin dhe veshjet që përdorën të arrestuarit gjatë kryerjes së vjedhjes.
Të dy shtetasit kanë qenë edhe më parë të dënuar për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Policia pas arrestimit të dy të rinjve në Durrës kanë zbardhur edhe 2 vjedhje të tjera të ndodhura më parë të kryera nga këta 2 shtetas.
Dyshohet se Mona dhe Shehaj kanë vjedhur në dyqanin e shtetases E. S. në Durrës një shumë parash dhe banesën e shtetasit B. H.
Në banesën e këtij t[ë fundit kanë vjedhur sende me vlerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit për veprime të mëtejshme në lidhje me vjedhjet e kyera.