Rusia dje ka kryer shtatë sulme raketore, ka njoftuar zyra e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase. Gjithashtu është bërë e ditur se forcat ukrainase kanë ndërprerë sulmet ruse në 14 vende të ndryshme – përfshirë Bakhmutin.

“Bakhmuti po mbahet, pavarësisht të gjitha përpjekjeve. Edhe pse pjesa më e madhe e qytetit është shkatërruar nga sulmet ruse, ushtarët tanë po i ndërpresin sulmet e vazhdueshme dhe përpjekjet për avancim”, tha Zelensky në video-adresimin e tij më të fundit.

Zelensky sërish ka dënuar siç ka thënë mossuksesin e Rusia të respektojë armëpushim që e shpalli në prag të festës.

“Rusët granatuan Khersonit menjëherë pas festës”, shtoi presidenti ukrainas duke folur në qytetin në jug të vendit, nga i cili forcat ruse u larguan muaj më parë.

Në anën tjetër, blogerët ushtarakë rusë kanë përgënjeshtruar pretendimet e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, se kanë vrarë 600 ushtarë ukrainas në një sulm.

“Po flasim për mashtrim. Nuk e kam të qartë, kush dhe nga cila arsye vendosi të thotë kështu – pra se 600 ushtarë ukrainas kanë humbur jetën në një objekt kur ajo ndërtesë nuk është goditur fare, madje atje ka akoma energji elektrike”, tha në Telegram një bloger rus që përdori nofkën Military Informant.