-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO+EMRAT/ Kush është e moshuara që i dha bandës shqiptare të drogës tre banesa me qira në Londër!

Kryesoret

Një 72-vjeçare, e cila u dha një bandë shqiptare të trafikut të drogës tre banesa me qira është detyruar nga autoritetet britanike që t’i paguajë shtetit një shumë prej 140 mijë paund.

Yoko Banks, ishte vazhdimisht në kontakt me anëtarët e bandës së drogës, por nuk luajti asnjë rol aktiv në procesin e kultivimit. Ajo u dënua me tre vite e gjysmë burg në gusht 2021.

Gjashtë bashkëpunëtorët e saj Andi Kokaj, 23 vjeç, Visar Sellaj, 33 vjeç, Kujtim Brahaj, 50 vjeç, Indrit Brahaj, 27 vjeç, Bledar Elezaj, 36 vjeç, dhe 31-vjeçari Erblin Elezaj, u dënuan me 22 vjet burg për vepra të ndryshme, duke përfshirë furnizimin me drogë dhe prodhimin e kanabisit, shkruajnë mediat britanike.

Të premten gjykatësi Rachim Singh urdhëroi Banks të paguante shumën e plotë të përfitimit prej 142,330 paund. Banda shqiptare u zbulua në shtator 2020, kur policia bëri kontrolle në një vilë me 5 dhoma gjumi, pas raportimeve për disa incidente në zonë mes bandave rivale.

Prokurori Martin Bosomëorth tha se Visar Sellaj, që ishte edhe kreu i bandës, kishte fituar 438,000 £ nga sipërmarrja e kultivimit të kanabisit dhe se ai kishte 76,000 £ në bankë, të cilat mund t’i kthente në arkën e shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit