Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, ka folur në lidhje me avantazhet dhe disavantazhet e Erion Veliaj në garën për një tjetër mandat në krye të Bashkisë së Tiranës.
Sipas Kokës Erion Veliaj ka së pari një pengesë politike, pasi jo vetëm e ka shkatërruar qytetin, por nuk ka mbajtur asnjë lloj përgjegjësie për të gjitha gjërat që i ka bërë qytetit.
Deputetja socialiste elozhe Veliajt në “5 Pyetjet”: Është modeli i punës dhe kjo shihet kudo!
Ndërkohë, ai nuk la pa përmendur as përplasjet e brendshme politike mes Veliajt dhe përfaqësuesve të tjerë të Partisë Socialiste.
“Erion Veliaj ka dy pengesa, së pari politike. Për mua është një njeri që e ka shkatërruar qytetin dhe që duhet të mbante përgjegjësi jo vetëm personale, por edhe ligjore. Po të kishim reformë në drejtësi profesionale, minimalisht do të hetonte ato përgjimet e anti-mafias italiane. Mendoj që z Veliaj ka probleme të brendshme politike.”, u shpreh ndër të tjera gazetari Bledian Koka.