-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ky është Antonio Leka, 35-vjeçari që u kap me arsenal armësh dhe donte të vriste politikanët e Lezhës!

Kryesoret

Ky është Antonio Leka nga qyteti i Lezhës, i cili është arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kap me një arsenal të tërë armësh me vete.

Ai ishte i njohur për blutë e Lezhës pasi është i dënuar me parë nga gjykata, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Ndërkohë, në makinën e tij ku po udhëtonte nga zona e Milotit në drejtim të Lezhës janë gjetur snajper, automatikë, plumba blindshpues, pistoleta dhe jelekë antiplumb.

U kap i armatosur deri në dhëmbë, nëna e 35-vjeçarit të arrestuar në Lezhë me gradë të lartë në Ushtri!

Ora Neës ka mësuar se ka qenë vëllai i Antonios, Nik Leka që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me anti-plumb.

Policia lokale e vlerësoi me shpejtësi këtë informacion, duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë.

Ai ishte i veshur i gjithë me uniformë ushtarake dhe anti-plumb, duke krijuar përshtypjen e personazhit artistik “Rambo”.

‘Isha nisur për të vrarë politikanët e Lezhës’/ Dëshmia tronditëse e 35-vjeçarit që kap me armë gati për qitje në makinë!

Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.

“…do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre…” – ka pohuar Leka.

Aktualisht ndaj tij është marrë masa e arrestimit ndërsa në ditët në vijim pritet që të dalë para gjykatës së Lezhës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria.

Plumbi në “gojë”! Kapet “ushtaraku” me antiplumb, kush ishte në shënjestër?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit