Mbrëmjen e sotme në Lezhë është arrestuar një person i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çante i janë gjetur armë të mbushura dhe municione të tjera luftarake.
Ai është lokalizuar dhe ndalur përgjatë superstradës Lezhë-Milot pas postbllokut të ngritur nga policia nisur nga informacionet që kishte në rrugë operative për lëvizjet e të riut me inicialet A.L. 35 vjeç.
Por ende nuk ka informacion se për ku ishte nisur i riu dhe kush ishte në shënjestër.