Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Silvinjo është trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Trajneri brazilian u prezantua gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin e FSHF, Armand Duka dhe ish-trajnerin Edoardo Reja.
Sylvinho u shpreh puna e një trajneri nuk është e thjeshtë por megjithatë Federata Shqiptare e bindi që në momentin e parë që të marrë përsipër këtë punë. Ai theksoi se do bëjë më të mirën bashkë me skuadrën e tij për të arritur rezultate pozitive për skuadrën kombëtare.
“Doja t’ju falenderoja që jeni këtu, zotit Reja do i thoja se puna e një trajneri është gjithmonë e vështirë, ka shumë punë mbrapa skenave, disa herë fiton disa herë nuk fiton. Falenderoj atë për punën që ka bërë për këta futbollistë, për zemrën, pasionin. Ne kemi shumë dëshirë që ta çojmë këtë Kombëtare ne vendin e duhur.
Kur takova Presidentin për herë të parë këtë pashë te ai, dhe ai te ne pa urinë për të bërë mirë, për t’i dhënë këtij projekti vazhdimësinë. Shpesh herë kur gjendem në shtëpi dëgjoj njerëzit që flasin për zgjedhjet që një trajner bën, nëse duhet të qëndrojë apo të largohet, Federata Shqiptare më bindi. Më bindi që të merrja përsipër këtë punë dhe jemi të kënaqur, besoj se do bëjmë një punë të mirë” tha ai.
Duka prezanton trajnerin e ri i kombëtares! Reja: Një pjesë të zemrës po e lë në Shqipëri