-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentuan “të blinin” të penduarin e drejtësisë, burg për “Reqin e Korçës” dhe Ervis Kosovën!

Kryesoret

Gjykata e posaçme ka dënuar me 3 vite burg Gentian Goskovën të njohur ndryshe si Reqi I Korçës që akuzohet nga SPAK se tentoi të manipulojë dëshminë e Luftar Reçit, që zbardhi vrasjet e Vajdin Lamës e Klodian Saliut. Për shkak se procesi ndaj Goskovës është zhvilluar me gjykim të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimit dhe pritet të vuajë 2 vite heqje lirie.

Ndërsa për Ervis Kosovën, SPAK kërkoi 3 vite e 6 muaj heqje lire dhe në fund gjykata vendosi dënimin me 2 vite e katër muaj burg. Ata u gjetën fajtor me akuzën e Korrupsionit aktiv të dëshmitarit ose ekspertit në formën e propozimit ose premtimit të parregullt.

Nga hetimet ka rezultuar se Goskova dhe Kosova kanë tentuar të manipulojë bashkëpunëtorin e drejtësisë, duke mbajtur kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë ku mbahej I izoluar Reçi, që ky I fundit në këmbim të shumave monetare të ndryshonte dëshminë për vrasjen e Lames e Saliut ngjarje këto të ndodhura në vitin 2005-ën.

Nga ana tjetër SPAK ka marrë të pandehur 7 persona si organizatorë dhe porositës për 2 vrasjet e bujshme mes të cilëve Lulzim Berishën, Emiljano Shullazin, Plarent Dervishajn, Viktor Ymerin, Indrit Rusin, Indrit Taullain si dhe Luftar Reçin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit