Presidenti amerikan Joe Biden vizitoi kufirin SHBA-Meksikë për herë të parë në presidencën e tij në El Paso, Teksas, të dielën.
Presidenti foli me anëtarët e Patrullës Kufitare, eci përgjatë murit të lartë që ndan Teksasin nga Meksika dhe vizitoi një qendër emigrantësh.
Aty ai ngatërroi një njësi ushtarake me shërbimin sekret, shkruan Fox News
Ndërsa presidenti hyri në qendrën e emigrantëve, një grua tha: “Dhe këtu kemi njerëzit nga Salvation Army.
Më pas Biden iu afrua një prej burrave me uniformë që qëndronte aty dhe i shtrëngoi dorën.
“Kam kaluar disa kohë me Shërbimin Sekret në Poloni dhe Ukrainë,” tha presidenti.