Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj përjashtoi nga grupi katër deputetë që janë pjesë e krahut të Sali Berishës.
Konkretisht janë përjashtuar nga grupi i Enkelejd Alibeajt; Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këllici dhe Agron Shehaj.
“5pyetjet.al” kontaktoi zotin Shehu, që e cilësoi vendimin çmenduri dhe Alibeajn, patericë të Edi Ramës për të shkatërruar PD-në.
“Vetëm një njeri i çmendur mund t’i bëjë këto gjëra. Këto janë deliere të një deliranti, patericë e Ramës për të shkatërruar PD-në. Ky vendim është krejt i paligjshëm. Do të konsultohem me kolegët për hapat” tha ai.
Përjashtimi erdhi me argumentin se nuk janë distancuar nga aktet e dhunës së ndodhur një vit më parë në selinë e PD-së në 8 Janar.
Enkelejd Alibeaj përjashton 4 deputetë të Berishës nga grupi i PD-së