I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Beograd, Miroslav Lajçak është takuar sot me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyin.
Lajçak përmes një postimi në Twitter ka shkruar se me komisionerin Varhelyi ka biseduar për dialogun.
“Mirë që u takova me komisionerin Oliver Varhelyi sot. Ishte e dobishme të diskutohej dialogu në kontekstin më të gjerë rajonal dhe synimet e Bashkimit Evropian për vitin 2023”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndërsa Varhelyi ka thënë se vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd është çelësi për përparimin e tyre në rrugën evropiane.
“Ecja përpara në dialogun Beograd – Prishtinë është çelësi për përparimin në rrugën e tyre përkatëse evropiane. Fillimi i vitit me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak për të diskutuar rrugën përpara”, ka shkruar Varhelyi.