-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë filmoi kamera? I mori armën dhe telefonin, kush është i besuari i “Kobrës”?

Kryesoret

Roland Susuri është i dyshuari i shtatë i cili u arrestua dhe dërgua në paraburgim lidhur me rastin e vrasjes së 31-vjeçarit në lokalin “Kobra City” në Prizren. Susuri, që punonte kamerier në lokal, po dyshohet se ka fshehur provat duke zhdukur pamjet nga kamerat e sigurisë ditën që ka ndodhur vrasja. Ai dyshohet se ka fshehur edhe armën dhe telefonin e të dyshuarit kryesor për këtë vrasje, Dibran Hoxhës. Me vendim të Gjykatës ai do të mbetet për 30 ditë në paraburgim pasi gjyqtari vlerësoi se ka rrezik që i njëjti të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

Mbi të ka dyshime edhe se ka marrë pjesë në rrahje së bashku me të dyshuarit e tjerë Kujtim Gashi, Jetmir Badalli, Burim Mazreku, Enver Amrallahi dhe Arben Veza. Dosja të cilën e ka siguruar Kallxo.com përshkruan dyshimet se Roland Susuri me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të incizimeve që do të shërbenin në procedurën penale, e heq regjistruesin e pamjeve të kamerave (DVR) nga lokali, e merr me vete dhe e fsheh së bashku me armën dhe telefonin e të pandehurit Dibran Hoxha. Mbi këto dyshime, prokurori i shtetit ka kërkuar që ai të mbahet në paraburgim. Kërkesën për paraburgim e ka kundërshtuar Ruzhdi Berisha, mbrojtës i të pandehurit Roland Susuri.

Berisha në seancën për masën e sigurisë ka arsyetuar se në ditën kritike kur ka ndodhur ngjarja i pandehuri ka qenë në vendin e punës pasi punon kamerier. Berisha mes tjerash ka shtuar se nuk qëndrojnë arsyet për paraburgim pasi Roland Susuri në Polici ka deklaruar se me të filluar rrahja ai është mbyllur në zyrë dhe aty ka qëndruar derisa është qetësuar situata. Gjykata të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit, e cila do të zgjasë deri më 6 shkurt 2023.Në orët e para të 3 janarit, në lokalin “Kobra City” ka ndodhur një incident gjatë të cilit ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë një i ri nga Kukësi ka mbetur i vdekur e një tjetër i plagosur.

Në dosje të Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Hoxha ka shtënë në drejtim të veturës, e cila ndodhej në parkingun e lokalit të tij “Kobra City”. Kjo është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, i cili ka thënë se në momentin kur tre shtetasit e Shqipërisë po largoheshin me automjet, janë qëlluar nga Dibran Hoxhaj me armë zjarri duke vrarë Visart Cengun.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit