-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drogë në krehërin e flokëve, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

Kryesoret

Policia italiane ka arrestuar një 20 vjeçar shqiptar pasi u kap me lëndë narkotike.

Në momentin që do të arrestohej nga policia, i riu shqiptar ka qenë në shoqërinë e një personi tjetër me të cilin dyshohet se shpërndante dozat e drogës.

Patrulla ka ndaluar shitësin e dyshuar teksa hynte në një shtëpi aty pranë dhe tjetra bllokoi blerësin duke gjetur dy doza kokainë. Pas asaj u kontrollua banesa ku qëndronte 20-vjeçari shqiptar, i cili nuk ka një adresë të saktë.

Atij iu gjetën pothuajse 1200 euro të fshehura në xhaketë, ndërsa kontrolli i shtëpisë bëri të mundur sekuestrimin e parave të tjera, materiale për paketimin e drogës dhe 15 gramë kokainë të ndarë në 27 doza të fshehura me zgjuarsi brenda një krehër flokësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit