-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjenerali Gerasimov merr detyrën e kreut të “operacionit special ushtarak”

Kryesoret

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu njoftoi sot se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare, Valery Gerasimov do të marrë detyrën si kreu i forcave të Moskës.

Forca të cilat marrin pjesë në operacionin special ushtarak në Ukrainë.

“Operacion special ushtarak” është termi që Kremlini përdor për të përshkruar pushtimin rus të Ukrainës.

Që nga tetori i kaluar, i ashtuquajturi “Gjenerali i Harmagedonit”, Sergei Surovikin i famshëm për mizorinë e tij ka qenë në krye të forcave ruse në Ukrainë.

Gjenerali Surovikin do të mbetet zëvendës i Gerasimov.

Ministria e Mbrojtjes në një njoftim përkatës për shtyp thekson se emërimi i gjeneralit Gerasimov synon të forcojë efektivitetin e operacioneve ushtarake në Ukrainë, afërsisht 10 muaj pasi Rusia nisi sulmin ndaj vendit fqinj.

Si Gerasimov ashtu edhe Shoigu janë kritikuar rëndë nga analistë ushtarakë për dështimet e forcave ruse në Ukrainë, në një fushatë që Kremlini besonte se do të përfundonte së shpejti, sipas Reuters.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit