-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më jep votën”! “5pyetjet.al” zbulon prapaskenat, çfarë po ndodh brenda grupit të PD-së?

Kryesoret

Partia Demokratike e ka nisur vitin e ri më keq sesa mbylli 2022-shin. Dje grupi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj njoftoi se përjashtoi katër deputetë me argumentin se nuk e dënuan dhunën e një viti më parë në selinë blu. Por përse erdhi tani kjo lëvizje?

Brenda Partisë Demokratike kanë nisur procedurat për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i grupit parlamentar. Deri më tani janë mbledhur mbi 20 firma, ndërsa Ervin Salianji është kandidatura potenciale për ta zëvendësuar.

“5pyetjet.al” kontaktoi me njërin nga deputetët e grupit të PD-së. Në kushte anonimati për të mos u bërë pjesë e kësaj që e cilëson lojë dhe tallje, ai tha se Ervin Salianji e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar që t’i jepte votën. “Po, më mori të hënën në telefon dhe më kërkoi votën për kryetar grupi” tha ai, duke shtuar se rruga më e mirë do të ishte vota e hapur.

Sot Deputeti Ferdinand Xhaferraj, pjesë e grupit parlamentar të Enkelejd Alibeajt e ka cilësuar si maskaradë për opozitën, vendimin për përjashtimin nga grupi parlamentar të PD-së, të 4 deputetëve që janë mbështetës të Sali Berishës dhe thotë se nuk është pyetur fare për këtë vendim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit