-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat keniane shkruajnë për dhunimin barabar të Joyin

Kryesoret

Mediat keniane kanë shkruar për Joyin e cila ra pre e dhunës barbare në Tiranë.

Kujtojmë që 22-vjeçarja keniane  ka dalë nga gjendja e komës në spitalin e Traumës, por ajo ende nuk është e aftë të dëshmojë për të vërtetën e sulmit mbi të.

Mjekët kanë bërë me dije se ajo është një gjendje vegjetative, që tregon se është në një zgjimi pa vetëdije. Ajo ka cikle gjumi dhe zgjimi, megjithëse nuk reagon ndaj çdo forme nxitjeje ose stimulimi të jashtëm.

Ajo punonte në një kazino në Tiranë dhe në 14 gusht të këtij viti është gjetur nga shoqja e saj Emili pa ndjenja poshtë dritares së shtëpisë. Ajo ka pësuar dëmtime të shumta, me brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru.
Prokuroria po e heton çështjen si plagosje të rëndë me dashje, pasi dëmtimet në trupin e 22-vjeçares dyshohet se janë kryer nga persona të tjerë dhe jo si shkak i vetëhedhjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit