Zbardhen detaje dhe porosi të lëna gjatë takimit që Kryeministri Edi Rama u la drejtuesve të Policisë së Shtetit, mbrëmjen e së mërkurës. Kreu i qeverisë ka kërkuar goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetëror të përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion.
Gjithashtu zbardhje sa më të shpejt të ngjarjeve kriminale, përfshirë këtu edhe misterin e Ervis Martinajt. Një tjetër pikë e diskutimit, ishte dhe situata parazgjedhore, por edhe sezoni turistik dhe vëmendje maksimale në plazhe.
Ndërkohë që një ditë më parë, ministri Bledi Çuçi tha se do jenë 40 motorë uji që do të vihen në dispozicion të strukturës së re që do të monitorojë vijën bregdetare.