Paraditen e sotme një person është plagosur si pasojë e një aksidenti në Fier.
Një makinë tip “Opel Zafira” ka dalë nga rruga si rrjedhojë e humbjes së kontrollit nga ana e shoferit duke përfunduar në kanal.
Drejtuesi 70- vjeçar, banues në Marinzë është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.










