-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banderola dhe thirrje kundër Kosovës, FIFA nuk e harron Serbinë, 50 mijë franca gjobë

Kryesoret

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka ndëshkuar Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 50 mijë frangash për shkak të thirrjeve fyese nga tifozët serbë si dhe sjellja e keqe e ekipit gjatë ndeshjes së Kupës së Botës Katar 2022 kundër Zvicrës.

Përveç gjobës serbët do të kenë edhe dënime të tjera ndër të cilat është mbyllja e pjesshme të stadiumit me 25% e vendeve në ndeshjen e radhës zyrtare të FIFA-s që do të luhet në nivelin “A” nga kombëtarja e saj për meshkuj.

Sipas FIFA-s serbët kanë bërë shkelje të neneve të Kodit Disiplinor përkatësisht nenin 13 i cili ka lidhje me diskriminimin dhe nenin 12 i cili trajton sjelljen e pahijshme të lojtarëve dhe zyrtarëve ndaj ekipit zviceran.

Për shkak të shkeljes së nenit 12 të kodit disiplinor do të ketë sanksione individuale për 7 lojtarë të ekipit serb.

Kujtojmë se në dhomat e zhveshjes së serbëve u shfaq harta e Kosovës me ngjyrat serbe.

Për veç hartës gjatë ndeshjes kishte edhe fyerje  kundër Xhakës dhe Shaqirit të cilët janë pjesë e ekipit zviceran.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit