-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iniesta: Largimi nga Barcelona ishte vendim i duhur

Kryesoret

Ish-mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka insistuar që ishte momenti i duhur për t’u larguar në Japoni, pasi që ai u largua nga katalanasit për Vissel Kobe në vitin 2018.

Legjenda e Barcelonës kishte zgjedhur që të largohet nga klubi katalunas në majin e vitit 2018 pasi që kishte fituar La Ligën.

Ai nënshkroi kontratë 3-vjeçare me skuadrën japoneze, Vissel Kobe. Kontratë e cila e zgjati edhe për 2 vite të tjera deri në sezonin e vitit 2021.

Në një intervistë me The Athletic, Iniesta insistoi që ka marrë vendimin e duhur për t’u larguar nga klubi, pavarësisht së kishte nënshkruar një kontratë që do të qëndronte përgjithmonë në Camp Nou.

“Kalimi në Japoni ishte vendimi i duhur. U desh ta pranoja. Isha i lumtur dhe i bindur që ishte momenti i duhur. Koha, për fat të mirë, me tregoj që kisha të drejtë. Ishte vendim i drejtë si në nivel sportiv ashtu edhe në nivel familjar”, tha Iniesta.

Ai kishte formuar një partneritet të frikshëm në mesfushën e Barcelonës me Xavin, ku luajtën së bashku për 10 vite.

Numri 8 i Barcelonës e përfundoi karrierën e tij me 601 paraqitje për klubin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit