-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

6 akuza për përdhunim, shpallet i pafajshëm Benjamin Mendy

Kryesoret

Futbollisti i Manchester City, Benjamin Mendy është shpallur i pafajshëm për 6 akuzat ndaj tij për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual në lidhje me 4 adoleshente.

Bashkë me mbrojtësin edhe shoku i tij, Louis Saha Matturie u shpall i pafajshëm për tre akuza për përdhunim.

Juria nuk arriti të merrte vendime për tre akuza për përdhunim dhe tre akuza për sulm seksual.

Mendy dhe shoku i tij Matturie, ishin akuzuar për përdhunim të grave në shtëpinë e lojtarit në Prestbury, Cheshire dhe në një apartament në Manchester.

Pas 14 ditësh diskutimi në gjyq, gjykatësit nuk mundën të merrnin vendime për tentativën e pretenduar të përdhunimit të një gruaje 29-vjeçare në vitin 2018-ën dhe përdhunimin e dyshuar të një gruaje tjetër 24-vjeçare në tetor të vitit 2020.

Gjykatësi Everett shkarkoi jurinë të premten duke i dhënë fund gjyqit. Të dy personat ishin në gjyq që nga 10 gushti 2022, të akuzuar nga 13 gra për vepra të shumta seksuale.

Tanimë do shihet se çfarë vendimi do marrë Manchester City nëse do e pranojë sërish në ekip mbrojtësin ose do prishë kontratën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit