Autoritetet greke kanë publikuar të dhënat nga operacioni i goditjes së bandës së grabitësve në vend.
Ata gjithashtu kanë publikuar foto dhe emrat e shqiptarëve të arrestuar.
Sipas informacioneve nga policia greke të arrestuarit e kësaj organizate janë: 20-vjeçari Indrit Arifai, 19-vjeçari Mario Hoxha, 33-vjeçari Adi Kala si dhe 24-vjeçari Altin Mustafaj.
Ndërkohë është shpallur në kërkim 20-vjeçari Armando Roko.
Këta persona në bashkëpunim kryenin grabitje të ndryshme. Ata u shkonin dyqaneve duke u prezantuar si pjesëtarë të një kompanie që merreshin me lyerjen e xhamave dhe zakonisht parkonin larg subjektit ku do të kryenin grabitjen.
Ndërkohë deri më tani janë zbuluar 36 grabitje në Athinë
Operacioni për arrestimin e tyre është zhvilluar në datën 10 dhjetor.