Një konflikt ka përfunduar me plumba sot në Fier. I plagosuri është Dashamir Muçaj 50 vjeç. Autori është Altin Nika 52 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 në lagjen “11 Janari”. Gjithçka ka ndodhur pranë një qendre tregtare por motivet ende nuk dihen.
I plagosuri është transportuar në spital. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë territorin e qarkut me qëllim kapjen e tij.