Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku i është drejtuar me një kërkesë Autoritetit të Dosjeve duke i kërkuar informacion se cili prej deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë nga 1992 deri në 2023 ka qenë ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.
“Kam vendosur ti drejtohem Autoritetit te Dosjeve,ne cilesine e deputetit te Kuvendit te Shqiperise kerkese zyrtare per te verifikuar e per te me vene ne dispozicion,nga 1992 deri ne 2023, listen e plote te deputeteve te Kuvendit te Shqiperise ,nese e kush ka qene bashkpunetor i sigurimit te shtetit” shprehet ai.
Me miratimin e ndryshimeve vitin e kaluar në dokumentet e ish-sigurimit të shtetit secili qytetar ka të drejtë që të kërkojë informacion mbi dosjet, përjashto rastet që cenojnë sigurinë kombëtare.