Në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike.
Teksa ka njoftuar për bisedën telefonike, Zelensky ka thënë se në fokus të bisedës ishte hapja e Ambasadës shqiptare në Ukrainë.
Për veç kësaj teme ata kanë biseduar edhe për situatën në frontin e luftës.
“Pata një telefonatë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Duke uruar për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve tona, ai vuri në dukje hapjen e Ambasadës shqiptare në Kiev. Diskutuan situatën në frontin e luftës, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen për formulën tonë të Paqes”, ka shkruar presidenti ukrainas.