Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Himarë, ku raportohet se një 32-vjeçar, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është vetëvrarë në afërsi të banesës së tij me një armë gjahu.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.
‘Himarë/Informacion paraprak: Rreth orës 20:35, në fshatin Kuç, Himarë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në afërsi të banesës së tij, shtetasi S. B., 32 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’, njofton Policia e Himarës.